GJKKO firmos sekuestrimin e pronave të Arben Ahmetajt
Në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zvkryeminsitrit Arben Ahmetaj, Gjykata e Posacceme ka firmosur këtë të martë disa sekuestrimin e pronave të ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Bëhet fjalë për 4 apartamente të Arben Ahmetajt që sipas SPAK janë shtitur në mënyrë fiktive, është vendosur sekuestro për:
Shumën prej 170,480 euro në vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluauar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’ ndaj shtetasit Andi Boni (pagesë e kryer në përfundim nga shtetasi Helidon Begaj) në 2 apartamente ne sip.124.15 m2, ndodhur në ZK3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria ‘Sheron”, sh,p.k, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon begaj.
Pasurinë truall+ndërtesë me nr.pasurie 1/110 vol 12 faqa 26 ZK 1925 me sip tualli 521.13 m2 e përfituar në vitin 2017 nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë në nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e personit nën hetim Arben Ahmetaj.
Shumën prej 130,000 euro në virin 2017 dhe 2018 duke u mbukuar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’ ndaj shtetasit Besmir Prifti, të një apartamenti me sip, 178.68m2 dhe një garazhdi me sip 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëri ‘Sheron” sh.p.k, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Dhe subjekti tregtar “Intefradet Technology Services”, sh.p,k nëpërmjet shtetasit Besmir Prifti.
Shumën prej 140.000 euro në vitin 2018, duke u mbukuar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’, ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të një apartamenti me sip 178.68 m2 dhe një garazhi me sip 21 m2 ndodhur në zonën në ZK 3292në vendin e quajtur Selitë në pallatin e ndërtuar nga shoqëria ‘Sheron” sh.p.k vlerë e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food” sh.p,k.
Shumën prej rreth 34.422 euro të përfituar në formën e shpenzimeve dhe pagesa hotelesh, udhëtimesh përgjatë periudhës 2013-2017, pagesa këto të kryera drejtpërdrejt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për shtetasin Arben Ahmtaj apo të afërm të tij.
Shumën në total prej 2.007,373 lekë, në vitin 2019 dhe 2020 në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtarë të ndryshme nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services” ,Sh.pk në funksion të një investimi të kryer në pasurinë e llojit apartament me nr.7/434+1+1 sip 167 m2 rruga Reshit Çollaku, ap.1 në pronësi të Arben Ahmetajt.
Rruga Press