Lajme

Sot gjyqi për ‘Gërdecin’/ Në seancë dhe familjarët e viktimave dhe të lënduarve

Këtë të martë po mbahet sërish procesi gjyqësor për çështjen ‘Gërdeci’ ku seanca ka nisur në orën 14:00.

Në seancën e sotme janë thirrur si palë në proces familjaret e viktimave dhe të dëmtuarit.

Kujtojmë se 109 persona të plagosur dhe familjarë të viktimave kanë sjellë dokumente përfaqësimi në Gjykatë dhe SPAK do të verifikojë nëse janë të dëmtuar nga vepra penale apo jo.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Në total gjykata kishte mbi 290 persona. Seanca e datës 23 qershor u shty për shkak të prokurave të personave të dëmtuar, që sipas gjykatës janë të viteve të ndryshme dhe se duheshin të rinovuara.

Ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.

Rruga Press

YouTube player