Bota

Wagner do të dorëzojë armët e rënda pas rebelimit, FSB-ja ruse thotë se kanë pezulluar hetimet për rebelim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se armët e rënda në pronësi të Wagner, do të transferohen në njësitë e Forcave të Armatosura të Rusisë.

Siç u theksua, pas rebelimit të së shtunës dhe marrëveshjes ndërmjet formacionit paraushtarak Wagner dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse, po bëhen përgatitjet për transferimin e pajisjeve të rënda ushtarake të Wagner në njësitë aktive të Forcave të Armatosura të Rusisë.

Gjithashtu, me rastin e ngjarjeve të fundjavës së kaluar, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi sërish se hetimet për rastin e rebelimit të armatosur të Wagner-it do të ndërpriten.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

“Në rrjedhën e hetimit për çështjen penale të nisur më 23 qershor nga departamenti hetimor i FSB-së për aktin e rebelimit të armatosur, u konstatua se më 24 qershor pjesëmarrësit ndaluan veprimet që kishin për qëllim drejtpërdrejt ekzekutimin e veprës penale. Duke marrë parasysh të gjitha këto, autoriteti hetimor mori një vendim për mbylljen e çështjes penale”, tha FSB.

Pas rebelimit të armatosur, Wagner dhe Kremlini thuhet se arritën një marrëveshje dhe Putini deklaroi se luftëtarët e Wagner do të kenë tre opsione – të shkonin në Bjellorusi, të ktheheshin në komandën e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse ose të ktheheshin në shtëpi.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, mbërriti në Bjellorusi, por ende nuk dihet se cili do të jetë roli i tij në këtë vend.

Rruga Press

YouTube player