Lajme

Osmani në Ditën e Refugjatëve: Gjatë luftës në Kosovë më shumë se gjysma e popullsisë u bënë refugjatë

Presidentja Vjosa Osmani me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve ka kujtuar luftën e fundit në Kosovë.

Ajo ka thënë se gjatë asaj periudhe më shumë se gjysma e popullsisë janë bërë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit.

“Në Ditën e Refugjatëve kujtojmë sakrificën dhe vuajtjen e pamasë të refugjatëve në mbarë botën. Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit”, shkroi Osmani në Twitter.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Presidentja tutje ka thënë se “sot ne vazhdojmë të përforcojmë zërat e refugjatëve dhe të mbrojmë të drejtat e tyre”.

Dita u krijua për herë të parë më 20 qershor 2001, në njohje të 50-vjetorit të Konventës së vitit 1951 në lidhje me statusin e refugjatëve.

Prandaj Asambleja e Përgjithshme vendosi që 20 qershori të festohet si Dita Botërore e Refugjatëve. Çdo vit më 20 qershor të Kombeve të Bashkuara grupet qytetare të panumërta nëpër botë festojnë Ditën Botërore të Refugjatëve.

Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve, të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player