Lajme

Ish-presidenti Moisiu kritikon Borrellin e Lajçakun: Po tentojnë ta bëjnë ujkun, qingj

Nga Shkodra, teksa zhvilloi një leksion të hapur me studentë të fakultetit të drejtësisë, ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, komentoi situatën në veri të Kosovës dhe rolin e Shqipërisë.

Ai ironizoi përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se vijnë nga 2 vende që nuk e njohin Kosovën.

Është e vërtetë që Kosova është në një situatë të vështirë. Lufta për pushtet ngatërrohet me luftën për komb. Si mund të zgjidhet ky konflikt kur në krye janë 2 njerëz që vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën, Borrell nga Spanja dhe Lajçak nga Sllovakia. Po tentohet që ujkun ta bëjmë qingj dhe qingjin ta bëjmë ujk. Nga na doli tani që Serbia qenka kaq e mirë?”, tha Moisiu.

Lexo më shumë  Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?

Gjatë bashkëbisedimit të tij me studentë dhe pedagogë, Moisiu kishte kritika edhe për klasën politike në Shqipëri.

Klasa jonë politike ka mungesë të theksuar të kulturës ligjore dhe kushtetuese. Jemi i vetmi vend ku kryeministri është i betonuar. Merr votat dhe thotë 4 vjet mirupafshim. Nuk ka Zot që e lëviz nga vendi. Një dëm të madh na bën korrupsioni. Është interesant se ato që çirren më shumë për luftën ndaj korrupsionit janë kapot e korrupsionit. Reforma në drejtësi ishte një arritje, por po ecën shumë avash dhe ka dy defekte. Kur flet drejtësia, politika hesht. Gjithmonë politika ka luajtur rolin e akrepit, ka helmuar drejtësinë dhe e ka korruptuar”, u shpreh ish-presidenti Moisiu.

Lexo më shumë  KLSH rekomandoi shkarkimin e Pirro Vengut: Raporti zbulon mbi 8 mln euro të ardhura të munguara, 205 mijë euro dëm ekonomik dhe shkelje financiare milionëshe në Portin e Durrësit

Rruga Press

YouTube player