Xhymshiti: Sikur të ishte në Britaninë e Madhe, KLAN Kosova jo që do mbyllej, por i gjithë personeli editorial, edhe ai biznesor, do të futësin menjërerë nën hetime
Gazetari Vudi Xhymshiti ka komentuar rastin ‘KLAN Kosova’ ku ka dyshime për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike nga persona përgjegjës të kompanisë.
Në një intervistë Rruga Press, ai theksoi se nëse do ishte në Britaninë e Madha, KLAN Kosova do mbyllej dhe i gjithë personeli editorial dhe biznesor do hetoheshin nga institucionet përktatëse.
“Në radhë të parë dua të them se motoja e KLAN Kosovës ‘Jemi një’ është në kundërshtim me dokumentet edhe evidencën që ka dalë si pasojë e hulumtimit nga KosovaNews. Në radhë të dytë, gjykuar nga graviteti i gjithë këtyre informacioneve që kanë dalur, sikur të ishte në Britaninë e Madhe, KLAN Kosova jo që do mbyllej, por i gjithë personeli editorial, edhe ai biznesor, do të futësin menjërerë nën hetime për të verifiku se me çfarë shkalle është përfshirja e tyre në lehtësimin edhe mbështetjen e propagandës së një mediumi i cili financohet sipas dëshmive dhe del dokumentueshëm të kenë qënë të përfshimë në propagandë editoriale kundër interesit të shtetit“, tha në nisje të intervistës për Rruga Press Xhymshiti.
I pyetur së sa e diskutueshme është prezenca e KLAN Kosovës në jetën publike të Kosovës dhe si mendon ai se duhet të reagojnë institucionet e Kosovës pas publikimit të këtyre të dhënave, ai u përgjigj:
“Unë mendoj se siç Mbretëria e Bashkuar ka pasur të drejtë dhe ka vendosur të mbyllë çdo veprimtari editoriale të mediave të pronësuara nga Federata Ruse, në momentin kur Federata Ruse ka filluar pushtimin rus në Ukrainë (jo në Mbretërinë e Bashkuar, por në Ukrainë), siç BE-ja ka pasur plotësisht të drejtë të bllokojë dhe mbyllë çdo veprimtari editoriale të Russia Today dhe Sputnik, unë mendoj që Republika e Kosovës plotësisht ka të drejtë ta mbyllë veprimtarinë editoriale të KLAN Kosovës, të kërkojë përgjegjësi ligjore për të gjithë redaktorët e editorët që kanë udhëhequr një politë editoriale, që sipas Raportit të Parlamentit Evropian të vitit 2021, është dokumentuar se qëllimshëm e kanë dëmtuar imazhin e Republikës së Kosovës dhe sipas gjetjeve të KosovaNews-it, tregojnë që ky medium është i lidhur ngusht me fonde dhe persona që janë të afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq“.
Më poshtë gjeni dhe intervistën e plotë të zhvilluar mbrëmjen e 19 qershorit me gazetarin Vudi Xhymshiti mbi rastin ‘Klan Kosova’, lirinë e shtypit dhe situatën në veri të Kosovës.
Rruga Press