“Protesta” e bandave kriminαle në veri të Kosovës/ Persona të maskuar ia thyejnë krahun gazetarit Pleurat Salihu
Persona të maskuar në protestat e bandave kriminale në Leposaviq këtë të premte kanë sulmuar ekipet e mediave të Kosovës.
Këta persona të maskuar serbë ia kanë thyer krahun gazetarit Pleurat Salihu.
Sipas mediumit Arbresh.info, gazetari është sulmuar me shok-bombë e me gurë, ku edhe ka pësuar lëndime në krahun e majtë.
Salihu thuhet se ka pranuar trajtim mjekësor në Mitrovicë.
Ekipet e mediave në Kosovë janë sulmuar nga persona të maskuar në komunën e Leposaviqit.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se kameramani Bardh Bekteshi ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe trup.
Po ashtu, Asociacioni ka bërë të ditur se lëndime ka marrë edhe gazetari, Albin Rrahmani.
Rrahmani ka marrë lëndime në këmbë, teksa fatmirësisht pjesa tjetër e ekipit të këtij mediumi kanë shpëtuar pa u sulmuar.
Rruga Press