KryesoreLajme

Ministri Xhelal Sveçla: Policia e Kosovës arrestoi Nemanja Vllaskoviç, një nga udhëheqësit e grupit që ka súlmúar gazetarët

Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët në fund të majit sapo është arrestuar në veri të Kosovës, ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se Nemanja Vllaskoviç do të ballafaqohet me drejtësi për sulmin e kryer ndaj mediumit “Kallxo” në Leposaviq më 29 maj.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskoviq do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë”, ka njoftuar ai në Facebook.

Sveçla ka thënë se “të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, ka deklaruar ai.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se arrestimi i tij ka ardhur si “rezultat i punës dhe hetimeve intensive të njësiteve policore”.

“Pas sigurimit të dëshmive dhe identifikimit të personit të dyshuar (mashkull serb), i njëjti është arrestuar sot në orët e pasdites në Leposaviq dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme policore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim të Policisë.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja ligjore dhe kushtetuese, për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin”, përfundon njoftimi.

Ditë më parë, në veri Policia e Kosovës e arrestoi edhe Milun Milenkoviq – Llunen, për të cilin autoritetet e vendit kanë thënë se ishte ndër organizatorët e sulmeve dhe protestave të dhunshme në veri, që nga fundi i majit, por edhe i organizimeve të mëhershme në veri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *