Në fakt Kosova është dasht me e anulu mbledhjen me lobuesin e Serbisë në Ballkan
Nga Nezir Kraki
Ky idiot që e dështoi, e kriminalizoi dhe e zbrazi Shqipërinë, është i vetmi shqiptar i bindur në pafajësinë e Serbisë edhe për masakrat e krimet e pranuara nga gjithë bota.
Deri tash spiunët dhe ithtarët shqiptarë të sllavizmit ballkanik vepronin fshehurazi.
Sot kemi figura publike, gazetarë e politikanë që publikisht veprojnë në interes të Serbisë. Rrugën e hapi Batoni, tash këta i shkojnë pas.
Dhe mos harroni, prej vitit 1912 deri sot, kurrë Serbia s’ka arritë me rekrutu argat shqiptar në pozita të larta shtetërore.
Është hera e parë në historinë shqiptare që shteti shqiptar rreshtohet në anën e Serbisë në përpjekjen e saj për zhdukjen e Kosovës si shtet.
Qasja e Ediot Ramës në raport me Serbinë është pikë për pikë qasja e Batonit kur kërkonte në kohën e Grenellit « mirëkuptim dhe harrim të krimeve serbe » në interes të Jugosllavisë së re bashkim-vllaznuese.
Se Edioti personalisht nuk e di mirë ku gjendet Peja e lerë më Leposaviqi.
Dhe është krejt normale që konsolidimi i Kosovës shtet, larg nga bandat dhe larg nga sabotimi serb, nuk i konvenon as Ramës as superjugosllavit Baton.
Sepse në një Kosovë ku Serbia nuk ka rol kyç, Batoni e zogjtë e tij nuk kanë punë më, nuk i duhen më Serbisë.
Rruga Press