Sulmi në digën Nova Kakhovka, Charles Michel: Krim lufte, Rusia do të mbajë përgjegjësi
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e ka cilësuar si të paprecedentë sulmin në digën e Nova Kahovkës të Ukrainës, teksa ka shprehur tronditjen e tij në lidhje me këtë ngjarje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Michel u shpreh se shkatërrimi i infrastrukturës civile konsiderohet krim lufte.
Michel shtoi se Rusia do të mbajë përgjegjësi.
“I tronditur nga sulmi i paprecedentë i digës Nova Kakhovka. Shkatërrimi i infrastrukturës civile kualifikohet qartë si një krim lufte – dhe ne do të mbajmë Rusinë dhe përfaqësuesit e saj përgjegjës. Do ta ngre këtë çështje në qershor në Këshillin Evropian dhe do të propozoj më shumë ndihmë për zonat e përmbytura. Mendimet e mia janë me të gjitha familjet në Ukrainë të prekura nga kjo fatkeqësi”, shkroi ai në Twitter.
Rruga Press