Bota

Sulmi në digën Nova Kakhovka, Charles Michel: Krim lufte, Rusia do të mbajë përgjegjësi

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e ka cilësuar si të paprecedentë sulmin në digën e Nova Kahovkës të Ukrainës, teksa ka shprehur tronditjen e tij në lidhje me këtë ngjarje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Michel u shpreh se shkatërrimi i infrastrukturës civile konsiderohet krim lufte.

Michel shtoi se Rusia do të mbajë përgjegjësi.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

“I tronditur nga sulmi i paprecedentë i digës Nova Kakhovka. Shkatërrimi i infrastrukturës civile kualifikohet qartë si një krim lufte – dhe ne do të mbajmë Rusinë dhe përfaqësuesit e saj përgjegjës. Do ta ngre këtë çështje në qershor në Këshillin Evropian dhe do të propozoj më shumë ndihmë për zonat e përmbytura. Mendimet e mia janë me të gjitha familjet në Ukrainë të prekura nga kjo fatkeqësi”, shkroi ai në Twitter.

Lexo më shumë  Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *