Lajme

“Idhull Millosheviqin, model Putinin”, Sveçla për sulmet në veri të vendit: Janë organizuar nga Serbia, frymëzuar nga Rusia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svela, ka komentuar sulmet që disa serbë kane bërë ndaj mediave, pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës e qytetarëve në veri të Kosovës.

Vetura të KFOR-it, policia, mediave e qytetarëve janë vandalizuar edhe me simbole nacionalsite dhe fashiste siç është simboli Z, dhe kryqi me 4 shkronja S, sipas Sveçlës këto dhe bluzat me simbolin e ushtrisë mercenare Wagner janë dëshmi së këto sulme janë bërë nga kriminelët të orkestruar nga Beogradi e të frymëzuar nga Rusia.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët. Organizuar nga Serbia, frymëzuar nga Rusia. Idhulli i tyre është Millosheviçi, modeli i tyre Putin. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”, ka shkruar Sveçla në Twitter, ku ka bashkangjitur një video.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *