Lajme

Kurti fton kompaninë e prodhimit të makinave KIA të investojë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti e ka ftuar kompaninë e prodhimit të automjeteve, KIA Europe që të investojë në Kosovë.

Këtë ai e ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar të premten në Prishtinë me zëvendëspresidentin e kësaj kompanie, KIA Europe, Jun Young Choi.

“Më këtë rast, kryeministri Kurti e njoftoi z.Jun për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, potencialin e Kosovës për investime si dhe për klimën e favorshme në Kosovë për kompanitë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro

Po ashtu, thuhet se Kurti e ka njoftuar Jun për “progresin e Kosovës në të gjithë fushat, mjedisin e përshtatshëm për biznes, progresin demokratik dhe ekonomik, sundimin e ligjit dhe për politikat e qëndrueshme ekonomike të cilat janë përparësi për investitorët e huaj”.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes, Kosova ka bërë rritje të theksuar ekonomike, rritje të të hyrave, eksporteve dhe investimet e huaja direkte.

Lexo më shumë  Bislimi: Lajçaku doli me propozim të ri, Serbia vazhdoi “lojën”

“Gjatë takimit, kryeministri tha se Kosova nga organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare është vlerësuar dhe ka shënuar progres në parametrat e sundimit të ligjit dhe të zhvillimit demokratik. Ai i ftoi drejtuesit e kësaj kompanie që të shqyrtojnë mundësitë që vendi ynë ofron për qëllimet dhe planet e kompanisë”, përfundon njoftimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *