Lajme

Sveçla: Policia dhe AKI kanë arritur të identifikojnë kriminelët në veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistë për Lajmet Qendrore ka folur për situatën në veri të vendit, e cila sipas tij është më e qetë për dallim nga ditët e tjera, ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga “milicia fashiste” e drejtuar nga Beogradi.

Si po vlerësohet situata e sigurisë në komunat veriore aktualisht?

Sveçla: Situata e sigurisë në veriun e vendit dita e sotme ka qenë më e qetë për dallim nga ditët tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi.

Momentalisht dita e sotme ka qenë me më pak incidente prej ditëve tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi.

Sot  isha në vizitë në disa lokacione atje dhe kishte qetësi, kishte një profesionalizëm  të jashtëzakonshëm të Policia e Kosovës, për çfarë i falënderoj me plot zemër dhe çdo gjë po vijonte sipas planeve të PK. Tashmë është e ditur se kishte edhe protesta, por që në numër ishin shumë më të vogël, sesa zakonisht në këto ditëve të fundit dhe ishin të qeta.

Lexo më shumë  Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Ka pasur sulme ndaj Policisë, KFOR-it, por edhe mediave, nga grupe kriminale atje. A keni arritur t’i identifikoni këta persona?

Sveçla: Po. Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, si dhe me Shërbimet e vendeve aleate, ka  arritur që shumicën nga këta  kriminelë t’i identifikojë. Mos të harrojmë se një gjendje kriminale ka mbizotëruar për 20 vjet dhe ka shumë eksponentë kriminalë , të cilët nuk e kanë për herë të parë të sulmojnë qoftë policinë, qoftë qytetarët të thjeshtë, apo mediat, e kësaj radhe edhe pjesëtarët e Misionit të KFOR-it.

Ne këtë kontigjent e kemi riverifikuar,të jemi më korrekt, Policia e Kosovës dhe AKI e kanë riveirfikuar, dhe jemi në rrugë të mirë që shumicën prej këtyre dhunuesve t’i identifikojmë, t’i lokalizojmë dhe pastaj Policia e Kosovës  t’i arrestojë.

Ju keni bërë sot edhe një vizitë në Jasenovik. Cila është situata në këto pika ku po qëndron policia?

Sveçla: Momentalisht është e qetë. Kemi një acarim të situatës në Leposaviq para disa orësh, por që e gjitha ka përfunduar pa ndonjë incident të theksuar. Realisht, kemi një shfaqjet të forcës periferike, kohë pas kohe, të milicisë fashiste, por Policia e Kosovës, me gatishmërinë e saj, me angazhimin me vullnetin e profesionalizmin e saj është duke mbizotëruar situatën, është duke kontrollua terrenin dhe jam i bindur se skenat e ditëve të fundit nuk do të mund të përsëriten më.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Me cilat vështirësi aktualisht po përballet PK?

Sveçla: Patjetër që ka vështirësi që Policia e Kosovës po ballafaqohet. NË kohën e fundit ne kemi punuar jashtëzakonisht shumë që në aspektin e mbështetjes, në aspektin e pajimit dhe në aspektin organizativ PK të ngrihet në nivele shumë më lartë, sesa që ka qenë, megjithatë ka hapësirë që të përmirësohet sidomos në përdorimin e teknologjive të fundit. Por mbi të gjitha, çfarë është për mua dhe për ta e rëndësishme është vullneti i çeliktë që të mos dorëzohen, të mos heqin dorë nga përmbushja e qëllimit të tyre, e cila është ofrimi i sigurisë, sundimi i rendit dhe ligjit dhe luftimi i këtyre kriminelëve deri në fazën kur këta të dalin para gjyqit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *