Lajme

Gjinovci: Opozita në Kosovë me mendësi feudale nuk e shohin veten si subjekt

Vendimet e SHBA-së ndaj Kosovës për shkak të veprimeve të Qeverisë në veri të vendit, aktivisti Rron Gjinovci po i sheh si të momentit. Ai i ka quajtur improvizim deklaratat e amerikanëve, të cilët duke dënuar veprimet e Qeverisë njoftuar se Kosova përjashtohet nga stërvitjet “Defender Europe 2023” ndërkohë paralajmëruan pasoja të tjera.

“I shoh si improvizim i momentit i zyrtarëve amerikanë sepse po befasohen prej aksioneve. Kjo pati ndodhur edhe në rastin e Haradinajt në vendosjen e taksës 100%”.

Lexo më shumë  Shqipëria nën ujë: Alarm për zgjimin e institucioneve

Gjinovci ka thënë se nuk çuditet me qëndrimet e partive opozitare të cilat, siç ka thënë ai, kanë mendësi feudale.

“Opozita, kam një çudi me LDK-në, por për AAK-në dhe PDK-në këta edhe ashtu janë me mendësi feudale, këta bazën politike e kanë te disa feude të vogla dhe nuk e shohin veten si subjekt që mund të bëjë ndryshime politike, më shumë e shohin çfarë thotë perandori. Është shumë me rëndësi që kjo mendësia feudale, provinciale, që ka mbretëruar qe 20 vjet në Kosovë, kjo e ka mësu njeriun me mëndu që liria dhe e drejta për të jetuar nuk na takojnë, ato na ka falë dikush. Këtu është problemi”, ka theksuar Gjinovci.

Lexo më shumë  Pas Zveçanit, Policia gjen armë, municion dhe eksploziv edhe në Zubin Potok

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *