Lajme

Komandanti i KFOR-it: Ka pasur njerëz të cilët me qëllim e kanë nxitur turmën

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” thotë se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët “me qëllim e kanë nxitur turmën” e banorëve serbë të cilët janë mbledhur prej katër ditësh para objektit komunal.

Ndërkohë ai ka vënë theksin te rëndësia e pranisë së KFOR-it në komunat veriore të Kosovës, duke thënë se po të mos ishte misioni gjërat do të kishin shkuar shumë më keq.

Lexo më shumë  Kurti bën homazhe për vëllezërit Bytyqi në New York: Drejtësia ende mungon, do ta kërkojmë bashkë me SHBA-në

“Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”, e ka përshkruar Ristuccia situatën që do të mund të përshkallëzonte më tej pa praninë e KFOR-it.

Më 26 maj në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok qytetarët serbë kanë protestuar duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet komunale. Protestat kanë vazhduar me dhunë nga protestuesit të cilët përveç automjeteve që dëmtuan, kanë lënduar e plagosur ushtarë të KFOR-it e pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Vendi tkurret, shteti nuk tkurret: 186.3 mijë të punësuar në sektorin publik në Shqipëri

700 trupa shtesë të NATO-s do të dislokohen në Kosovë, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për trupa të tjerë në rast nevoje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *