Lajme

Goci: Me mbylljen e ASA-s kultura dhe mendja shqiptare ka marrë një goditje nga më të rëndat

Nga Ervin Goci

Me mbylljen e ASA-s kultura dhe mendja shqiptare ka marre nje goditje nga me te rendat. Dhe nuk ka asnje keqkuptim ne kete rast. Eshte e gjitha e kalkuluar.

Sapo qeliza te mendimit te lire, jodogmatik, multidisiplinare, ne rrjet me kolege ne Shqiperi dhe nderkombetare, me agjende te çliruar nga interesat e pushtetit, me afer interesave te qytetareve, me produkt ndriçues per shoqerine, nje pol i vertete mendimi ne respekt te demokracise se diversitetit te perspektivave, direkt bie kazma mbi ta, siç ka ndodhur historikisht.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Asnje mos te thote qe eshte thjesht nje ngjarje ne periferi te pasurise intelektuale te vendit, kur goditet liria akademike, liria e te menduarit dhe te shprehjes, pavaresisht se ka apo nuk ka te burgosur fizikisht, do duhet reflektuar se çfare ka ndodhur ne Shqiperi para viteve 90′-te. Nje sulm i tille, te kujton sulmet ndaj shfaqjeve revizioniste e koherave te erreta.

Solidaritet total me koleget e Akademise, ata paralelisht me betejen gjyqsore, do duhet te gjejne ndonje forme qe gjithsesi si komunitet shkencor te vazhdojne aktivitetin per hir te ushtrimit te lirise akademike.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Ne kemi detyren vetem t’i dalim ne krah.

Mesazhi sigurisht nuk eshte per ata qe shiten ç’munden, dhe me sa kuptoj nuk kane qene pak, po ato i kemi kudo, ne na duhen te perpjekurit.

Mbeshtesni

Akademia e Studimeve Albanologjike- faqe zyrtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *