Policia po i asiston kryetarët e rinj të futen në objektet e komunave veriore
Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë pas lëshimit të sirenave të alarmit në komunat veriore.
Policia ka thënë se sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, “si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend”.
Ndërsa, thotë se po i asiston kryetarët e komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të ushtrojnë detyrën në objektet komunale.
“Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftim.
Rruga Press