Zgjedhjet e 14 majit dhe gjetjet e raportit të ODIHR, përfundon takimi mes Glover dhe Celibashit
Ka përfunduar pas 50 minutash takimi i shefes së misionit të ODIHR Audrey Glover dhe kreut të KQZ Ilirjan Celibashit. Në fokus të takimit kanë qenë zgjedhjet e 14 majit, që u zhvilluan ditën e diel edhe pse Glover në përfundim të takimit nuk dha detaje.
Gjithatu mes tyre eshte folur edhe për çështjet që lidhen me gjetjet e raportit të ndërmjetëm të ODIHR sa i takon 14 majit.
Rikujtojmë se në këto zgjedhje PS mori shumicën dërrmuese të bashkive në vend, konkretisht 53, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 dhe Mega 1 bashki.
Rruga Press