Bota

Shërbimi Finlandez i Imigracionit: Mbi 1000 rusë kërkojnë azil në Finlandë për të shmangur rekrutimin

Shërbimi Finlandez i Imigracionit (Migri) njofton se 1,109 shtetas rusë deri më tani kanë kërkuar azil në Finlandë për të shmangur rekrutim ushtarak në Rusi.

Ne nuk kemi qenë në gjendje të nxjerrim vendime në lidhje me azilin,” i tha agjencisë finlandeze të lajmeve (STT) Sanna Sutter, drejtoresha e imigracionit në Ministrinë e Brendshme.

Pas diskutimit të çështjes së kërkesave për azil të paraqitura nga burra të moshës së re që ikin nga Rusia, vendet nordike kanë vendosur të presin udhëzimet e BE-së përpara se të marrin ndonjë vendim, shkruajnë mediat e huaja. Megjithatë, është ende e pasigurt se kur BE do të finalizojë udhëzimet e saj për këtë çështje. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *