Lajme

Mediet në Sarajevë raportojnë se si Bosnja po bllokon mallrat e eksportuara nga Kosova

Produktet me origjinë shtazore të prodhuara në Kosovë nuk arrijnë të depërtojnë në tregun e Bosnjë dhe Hercegovinës, ndërsa mallrat boshnjake janë të pranishme në dyqanet e Kosovës.

Edhe përkundër faktit se të dyja vendet janë pjesë e një marrëveshjeje të njohur si CEFTA, e cila ka për qëllim lehtësimin e këmbimeve tregtare në vendet e Ballkanit Perëndimor, BeH vazhdon ta bllokoj Kosovën.

Sipas medieve në Sarajevë, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë të vetmet vende në rajon që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe si të tilla nuk ia njohin as certifikatën veterinare. Në këtë certifikatë, prodhuesi është i detyruar të shënojë origjinën e produktit – në këtë rast Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Flamur Kadriu ka konfirmuar se në fund të vitit të kaluar ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në BeH që të lejojë hyrjen e produkteve kosovare me origjinë shtazore.

Në muajin mars, shton ai, për të njëjtin qëllim u është dërguar edhe një shkresë zyrtare zyrtarëve të Qeverisë së këtij vendi.

“Këto institucione nuk kanë reaguar. Rasti tashmë është raportuar në sekretariatin e CEFTA-s”, thotë Kadriu.

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se nga viti 2022 deri më 13 prill 2023, vlera e produkteve të mishit që kanë hyrë në Kosovë nga BeH është mbi 190 mijë euro, ndërsa vlera e produkteve të qumështit është mbi 4.8 milionë euro.

Nga viti 2018 deri në prill të vitit 2023, Kosova ka importuar produkte nga BeH në vlerë rreth 240 milionë euro. Përveç qumështit dhe produkteve të mishit, Kosova nga BeH importon edhe pije, alkool, produkte druri, qeramikë, qelq, lodra, etj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *