Lajme

Makineria blerëse e votës thyen për herë të parë Shkodrën, PS drejt mandatit të parë në 33 vite

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm pas fitores historike dhe “surprizës” që ka arritur Partia Socialiste në zgjedhjet e 14 Majit në kryeqendrën e veriut.

Rama ka zgjedhur që urimin ta bëjë në dialektin shkodran, ku ka postuar dhe videon e kandidatit, Benet Beci.

“Nadja e mir o Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër… I LOVE YOU”, shkruan kryeministri Edi Rama në postimin e tij në rrjetin social Facebook.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Rama, me ndihmën e aleatit të tij të vjetër, Tom Doshit dhe aleatit të tij të ri, Agron Çelës (ishdeputet i LSI-së), arriti të thyej bastionin më të fortë të PD në 33 vite pluralizëm. Tom Doshi me ndikimin dhe blerjen e madhe të votave në zonat rurale të nënShkodrës, Postribes e Dukagjinit e Agron Çela me ndikimin e blerjen e madhe të votave në qytet por edhe tek komuniteti rom dhe egjiptian i qytetit, me ndihmën e disa familjeve kriminale, arriten që ta kthejnë ditën e zgjedhjeve në Shkodër në një kthesë të madhë politike për historinë e bashkisë.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Ndërkohë,  në Shkodër vijon procesi i numërimit,  ku nga 247 kuti në total, deri më tani janë numëruar 233 prej tyre. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Benet Beci ka marrë deri më tani 32387 vota ose 60.25 %.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *