Lajme

Deputeti Muja publikon grafikën e shpenzimeve të Telekomit për marketing, në Qeverinë Kurti ato kanë rënie drastike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se ndërmarrjet Publike siç është Telekomi, më parë nuk janë përdorur vetëm për të rehatuar partiakët e farefisin, por sipas Mujës janë përdorur edhe për të blerë heshjen mediale dhe për të rritë propagandën.

Muja thotë se tash me menaxhmentin e ri, Telekomi është duke u menaxhuar ndryshe prandaj edhe po ka më shumë zhurmë.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Ai këto fakte i ka paraqitur në një grafikë ku shihet se shpenzimet në emër të marketingut janë ulur drastikisht ku në vitin 2016 kishte një shifër rekord prej 3 milionë e 951 mijë eurosh.

Në grafikën e prezantuar nga deputeti Muja, shifrat tregojnë se shpenzimet në emër të marketingut në vitin 2022 kanë rënë në vetëm 75 mijë euro, ndërsa në tremujorin e fundit të këtij viti figurojnë 17 mijë e 444.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Theksojmë se Deputeti Muja të enjten ka paraqitur rezultatet pozitive të Telekomit siç janë shpenzimet të cilat janë ulur nga 82 milionë euro për vitin 2018 në 47 milionë euro për vitin 2022. Pra 35 milionë më pak. Trendi po vazhdon të ulet. Po ashtu po zëvendëson qiratë e shtrenjta,  Po i paguan me rregull pagat dhe obligimet tatimore e pensionale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *