Lajme

Zgjedhjet në veri, Krasniqi: Në ditët në vijim individualisht do t’i caktojmë të gjitha seancat me kryetarët e zgjedhur

Pas certifikimit të zgjedhjeve për kryetarët e komunave veriore si dhe dy asambleve komunale Leposaviq dhe Zveçan, të cilët dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, në ditët në vazhdim pritet të bëhet konstituimi i tyre.

Kështu bëri të ditur në një prononcim ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi.

Krasniqi tha se në ditët në vijim individualisht do të caktojnë të gjitha seancat për konstituimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Krasniqi u shpreh se gjatë takimit që kanë zhvilluar të enjten me katër kryetarët e rinj të komunave veriore kanë biseduar për proceset e ardhshme.

“Ne dje i takuam kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore. Kemi biseduar për proceset e ardhshme…Kemi deklaruar edhe njëherë obligimin tonë institucional si ministri e linjës dhe jemi në mbështetje të këtyre asamblistëve dhe kryetareve në konstituimin e kuvendeve dhe bashkëpunimin tonë me ta. Jemi dakorduar që në ditët në vijim individualisht t’i caktojmë të gjitha seancat me kryetarët e zgjedhur”, ka thënë Krasniqi.

Pas zgjedhjeve të 23 prillit janë zgjedhur katër kryetarët e komunave të cilët janë certifikuar më 28 prill, në të njëjtën ditë është certifikuar edhe asambleja komunale e Zveçanit, ndërsa më 4 maj është certifikuar asambleja komunale e Leposaviqit.

Sipas ligjit për Vetëqeverisje Lokale Neni 57.1 thuhet se: “Kryetari që dështon ta japë betimin brenda një (1) muaji nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve e humbet mandatin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *