Shëndetësi

OBSH shpalli fundin e epidemisë së lijës së majmunit

Pas gati një viti, lija e majmunëve nuk përbën më kërcënim për shëndetin publik, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Virusi është ende i pranishëm dhe mund të ketë valë të reja dhe shpërthime të epidemisë, por niveli më i lartë i alarmit është tërhequr, shtoi OBSH-ja.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH-së, u bëri thirrje vendeve që “të qëndrojnë vigjilente”, raporton bbc.

Lija e majmunit mund të përhapet përmes kontaktit të ngushtë me dikë që është i infektuar.

Çfarë eshtë lija e majmunëve

Disa nga simptomat e para janë ethe, dhimbje koke, ënjtje, dhimbje të shpinës dhe muskujve.

Lexo më shumë  Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni së ngrëni sheqer?

Kur shfaqet ethe, mund të zhvillohet një skuqje e lëkurës, e cila shpesh fillon në fytyrë dhe më pas përhapet në pjesë të tjera të trupit, kryesisht në pëllëmbët dhe shputat.

Personat e infektuar duhet të përmbahen nga marrëdhëniet seksuale derisa kanë simptoma, për të parandaluar transmetimin e virusit. Njerëzit mund të mbrohen edhe me vaksinim.

Më shumë se 87 mijë infeksione dhe 140 vdekje janë raportuar në 111 vende gjatë epidemisë globale, sipas të dhënave të OBSH-së.

Por, gati 90 për qind më pak raste u raportuan në tre muajt e fundit krahasuar me tremujorin e mëparshëm, tha Tedros.

Lexo më shumë  OBSH dërgon mbi 1 milion vaksina kundër poliomielitit në Gaza

Kjo do të thotë se nuk është më e nevojshme të ngrihet niveli më i lartë i alarmit.

Ky njoftim erdhi vetëm një javë pasi Kombet e Bashkuara shpallën fundin e pandemisë së coronavirusit.

Shpallja e një emergjence të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar do të thotë që vendet duhet të bashkëpunojnë për të frenuar një kërcënim të përbashkët, siç është shpërthimi i një sëmundjeje.

Deri më tani, OBSH-ja ka shpallur një emergjencë të tillë vetëm për virusin e poliomielitit në muajin maj të vitit 2014. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *