Kurti takon shefen e USAID-it, së bashku do të shpallin ankandin për parkun me energji solare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të presin sot në një takim Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.
Pas takimit, Kurti së bashku me Rizvanollin dhe Power do të shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 Megawatt.
Sipas njoftimit të qeverisë, shpallja e ankandit do të bëhet në ora 15:00.
Power, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke.
Megjithatë, ajo ka theksuar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një urgjencë.
Power, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, nënvizoi rëndësinë që palët në dialog të shkëmbejnë idetë për Asociacionin në mënyrë që të arrihet kompromisi.
Rruga Press