Bota

Tjetër sųlm mαsiv në Serbi, tetë të vrαrë nga të shtënαt në disa fshatra

Të shtënat e dyta masive në 48 orët e fundit kanë ndodhur në Serbi.

Në afërsi të Mlladenovcit, i dyshuari Uros B., ka qëlluar me armë zjarri nga një veturë në lëvizje.

Ai qëlloi në tre lokacione të ndryshme në fshatin Dubonë, duke lënë të vdekur tetë persona, raporton nova.rs.

Sipas informacioneve jozyrtare nga terreni, të shtënat kanë nisur pas një mosmarrëveshje në oborrin e shkollës, pas së cilës i dyshuari ka shkuar në shtëpi për të marrë një armë dhe ka filluar të shtijë.

Lexo më shumë  MPJD-ja ia refuzon kërkesën patriarkut Profirie për të vizituar Patriarkanën e Pejës

Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë një polic dhe motra e tij, ndërsa identiteti i viktimave të tjera nuk dihet.

Uroš B. është larguar nga vendi i ngjarjes dhe kërkimet për të janë duke vazhduar që nga mbrëmë. Sipas banorëve vendas, gjatë natës janë dëgjuar helikopterë duke fluturuar mbi zonë.

Të mërkurën, një djalë 13 vjeç dyshohet se vrau tetë nxënës dhe një rojë të sigurisë në një shkollë në qendër të Beogradit.

Lexo më shumë  Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” – pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Sulmi bëri që Qeveria e Serbisë të propozojë kufizime më të ashpra për posedimin e armëve.

Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Serbi, por zotërimi i armëve në vend është ndër më të lartit në Evropë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *