Lajme

Kurti dhe Chollet në bisedë telefonike: Marrëveshja bazë duhet ta ndryshojë realitetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Chollet ka uruar për arritjen e marrëveshjes, duke pranuar bisedime të gjata e të vështira.

“Kam pasur bisedë me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Chollet, që më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër, duke pranuar bisedimet e gjata e të vështira. E kam falënderuar për përkrahjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja Bazë dhe Aneksi, siç është cekur në tekst dhe në frymë, duhet të ndryshoi tash realitetin në terren”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lexo më shumë  Përurohet rruga Dragash-Brod, Kurti: Aks i rëndësishëm për ekonominë

Për telefonatën me Chollet, Kurti ka folur edhe në Kuvend. Duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili e quajti dështim atë që është arritur në Ohër, Kurti tha se Chollet e uroi për suksesin.

“Deputeti Hoxhaj tha është dështimi në Ohër, unë në ora 13:00 kisha telefonatë, prandaj u desh të largohem nga seanca, në ora 13:00 kam pasur telefonatë më të dhe ai më thirri për të më uruar për suksesin në Ohër, a ju thatë që është dështim, ju po besoni që Kosova ka dështuar në Ohër, ndërkaq Chollet ma uroi suksesin në Ohër”, ka theksuar Kurti.

Lexo më shumë  Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *