Lajme

Kurti: Vuçiqi refuzoi ofertën time të vetëmenaxhimit të serbëve, që do e draftoja dhe propozoja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ofertën që ia ka bërë “për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës”, që do ta hartonte dhe propozonte vetë kryeministri i Kosovës.

Kurti në një postim në “Twitter” ka reaguar, duke thënë se Vuçiqi pasi refuzoi të nënshkruante Marrëveshjen bazë më 27 shkurt dhe aneksin e implementimit më 18 mars, ai refuzoi “edhe propozimin e bërë për vetëmenaxhim të serbëve në Kosovë”.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

“Pas refuzimit që të nënshkruante Marrëveshjen më 27 shkurt dhe para se të refuzonte të nënshkruante sërish më 18 mars aneksin, presidenti i Serbisë refuzoi edhe ofertën time bujare për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës, në një asociacion që unë do të hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. No apo Z. Nyet? Epo, dimë që ai nuk është doktor”, ka shkruar Kurti.

Rruga Press

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *