Lajme

Serwer i reagon kryeministrit Kurti: Nuk është befasi që Vuçiqi refuzoi, sugjeroj të vazhdohet me hartimin e draft-statutit

Analisti amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Twitter, ku ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ofertën që ia ka bërë “për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës”, do ta hartonte dhe propozonte vetë kryeministri.

Lexo më shumë  Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Serweri i ka sugjeruar Kurtit që të vazhdojë para dhe gjithsesi ta hartojë draft-statutin për Asociacionin.

“Të bësh personin tjetër t’ju kërkojë të hartoni diçka që i shërben interesave të tij mund të jetë një teknikë e mirë negociuese, por nuk është befasi që Vuçiqi refuzoi. Unë do të sugjeroja të vazhdohet para e të hartohet gjithsesi”, ka shkruar Serwer.

Kurti në një postim në “Twitter” ka reaguar, duke thënë se Vuçiqi pasi refuzoi të nënshkruante Marrëveshjen bazë më 27 shkurt dhe aneksin e implementimit më 18 mars, ai refuzoi “edhe propozimin e bërë për vetëmenaxhim të serbëve në Kosovë”.

Lexo më shumë  Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *