Dita botërore e sindromës Down/ Drejtoresha e shërbimeve “ProPak” ngre alarmin: Ka mungesë të mësuesve ndihmës në kopshte e shkolla
Në ditën Dita Botërore të sindromës Down, ngrihet shqetësimi për mungesë të stafit ndihmës në sistemin parashkollor dhe atë parauniversitar për fëmijët që vuajnë nga kjo lloj sëmundje.
Drejtoreshën e qendrës se shërbimeve Pro Pak, Flavia Shehu thotë se ka sistemi arsimor në Shqipëri, ka mungesë të theksuar të mësueseve ndihmës ne kopshte dhe shkolla.
Shehu e vuri theksin edhe te nevoja e shërbimeve terapeutike, për te gjitha grup moshat, por që sipas saj janë te pamjaftueshme.
Drejtoresha e qendrës se shërbimit Pro Pak, tregoi peripecitë që hasin personat mbi 18 vjeç, që në jo pak raste e kanë të vështirë të punësohen.
Dita botërore e sindromës Down ka si synim, bashkimin për të krijuar një zë të vetëm global për të drejtat, përfshirjen dhe mirëqenien e njerëzve me këtë sëmundje.
Rruga Press