Lajme

“Origjina dhe gjaku im është Kosova”. Granit Xhaka protagonist në dokumentarin e kombëtares së Zvicrës

Kombëtarja e Zvicrës është duke krijuar një dokumentar të quajtur “The Pressure Game” dhe Granit Xhaka padyshim se është pjesë kyçe e tij.

Në disa momente të dokumentarit, mesfushori shqiptar me pasaportë zviceriane thotë fjalë të bukura rreth prejardhjes së tij.

“Unë jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, thekson Granit Xhaka.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës gjen kamera ilegale në kufi me Serbinë, dyshohet se përdoreshin nga kontrabanduesit

Megjithatë, dokumentari nuk e vë në pikëpyetje këtë temë shumë kritike, por 30-vjeçari shikon prapa në ndeshjen e Kampionatit Botëror kundër Serbisë.

“E kam vendosur qëllimin tim që të qëndroj pozitiv në fushë. Më pas, nëse ndodh diçka e keqe, unë vendos të largohem dhe t’i shmangem problemit”, shton më tej Xhaka.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *