KryesoreLajme

Kurti takon Lord Wood of Anfield, diskuton forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Britani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Lord Wood of Anfield, Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, në Shën Stefan, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një postimi, Kurti theksoi se dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm, duke vlerësuar rolin e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e Kosovës në etapa të ndryshme të zhvillimit të saj.

Lexo më shumë  Ministrat e BE-së kërkojnë reagim të përbashkët ndaj sulmeve ruse që po shtrihen përtej Ukrainës

Ai bëri të ditur se takimi vjen pas dy bisedave të zhvilluara gjatë dy muajve të fundit me të Dërguarën e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce. Njëra nga bisedat u zhvillua në New York, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndërsa tjetra përmes telefonit nga Prishtina, kur Pierce i përcolli edhe urimet e kryeministrit britanik Burnham për zgjedhjen e presidentes.

Kurti vlerësoi se Mbretëria e Bashkuar ka qenë mike dhe aleate kyçe e Kosovës, nga çlirimi dhe pavarësia deri te ndërtimi i demokracisë, duke mbetur një nga mbështetëset e integrimit euroatlantik të vendit.

Lexo më shumë  Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet e kryera në Kosovë, shqiptarët u vranë dhe u zbuluan varreza masive

Ai theksoi se, me institucionet plotësisht funksionale, Kosova është e përqendruar në reforma dhe zhvillim, ndërsa mundësitë për bashkëpunim me Britaninë e Madhe përfshijnë fusha të ndryshme, nga mbrojtja deri te organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

YouTube player