Bota

Scholz: Nuk ka rrezik për krizë të re financiare në Evropë

Intervenimi i fuqishëm qeveritar në të dyja anët e Atlantikut, ka dështuar që të qetësojë së fundi sektorin bankar, mirëpo kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk beson se Evropa mund të përballet me krizë.

“Nuk shoh rrezik të tillë”, u shpreh kancelari gjerman për të përditshmen gjermane, Handelsblatt.

Pavarësisht miliarda dollarëve që janë ndarë nga rregullatorët zviceranë, banka e madhe Credit Suisse është përballur të premten sërish me presion në tregjet e aksioneve.

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Mbikëqyrësit bankarë të Bankës Qendrore Evropiane kanë thënë se “sektori bankar i euros është i qëndrueshëm”.

Scholz theksoi se nuk pret pasoja për gjermanët, pas falimentimit të Bankës amerikane Silicon Valley, me bazë në Kaliforni, e përcjellë më pas me probleme financiare në Credit Suisse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *