Lajme

Abrashi: Qeveria s’po flet për Asociacionin, ironikisht për të po flasin ata që e nënshkruan

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Artan Abrashi, ka thënë se është ironike se si për Asociacionin e komunave me shumicë serbe po flasin më së shumti ata të cilët, siç ka theksuar ai e kanë nënshkruar e votuar themelimin e tij.

“Qeveria nuk po flet për Asociacionin. Lajcaku mbrëmë tha se Asociacioni nuk është në agjendë. Borrelli në konferencën për media pas takimit të 27 shkurtit foli 10-15 minuta pa e përmendur as edhe një herë asociacionin. Ironikisht, në Kosovë për Asociacionin dhe rrezikun prej tij flasin më së shumti ata të cilët e kanë nënshkruar, votuar dhe arsyetuar gjatë krejt këtyre viteve”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Lexo më shumë  Shqipëria ushqehet me import, bujqësia në krizë! Për çdo 100 lekë ushqime të blera jashtë, eksporton vetëm 36 lekë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *