Lajme

Fermerët e Korçës me humbje: E shesin qepën me 18 lekë, më mirë të ikim të punojmë në Greqi

Fermerët e Korçës janë ankuar në emisionin “Goodmorning Albania” se pavarësisht investimeve të bëra, ata sërish po dalin me humbje.

Fermerët deklaruan se kilen e qepës detyrohen ta shesin te tregtari me 18 lekë kilogramin, sepse ndryshe produkti do mbetet pa u shitur.

E megjithëse e kanë ulur çmimin, ata thonë se sërish duhet të ulin sipërfaqen e mbjellë. Madje njëri prej tyre shton se më mirë për të është të punoj tre muaj në Greqi pasi nxjerr më shumë fitim se sa të vazhdoj punën si fermer.

Lexo më shumë  PISA 2025 - Si u deformuan të dhënat nga qeveria e Shqipërisë; reagon OECD: Nuk i miratuam ndryshimet

“Unë sivjet bëra 96 kuintal. Kam 33 vjet që jam fermer i rregullt. Punojmë harxhojmë investojmë në pleh, helme në fushën punëtore dhe nuk del kostoja. Unë i kam shitur me 18 lekë të reja qepën dhe duhet ta ulë sipërfaqen sepse nuk kam leverdi. Më mirë të iki tre muaj në Greqi dhe dal më i fituar”, tha fermeri.

Lexo më shumë  Mërgata nesër proteston në Tiranë! “Rama ka frikë nga diaspora”, qytetari nga Londra denoncon: Bllokuan makinat me logo me flamur në Mal të Zi me urdhër nga Shqipëria!

I pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi se me sa lekë e shesin tregtarët produktin e blerë prej tyre, fermeri është shprehur se e shesin diku te 30 lekë më shumë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *