Bota

Për situatën në Bakhmut, kreu i ushtrisë ukrainase konsultohet me udhëheqësit ushtarakë të NATO-s

Udhëheqësi më i lartë ushtarak i Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzhnyi, diskutoi situatën në Bakhmut me udhëheqësit ushtarakë të SHBA-së dhe NATO-s, tha ai në një postim në Telegram të martën.

“Së pari i njoha me situatën në fushëbetejë. U fokusova më në detaje në drejtimin lindor. Konkretisht, situatën në Bakhmut”, tha Komandanti Suprem i Ukrainës.

“Diskutuam për dërgimin e ndihmës ushtarake, përfshirë armët dhe artilerinë. Çështjet e forcimit të mbrojtjes kundërajrore dhe furnizimit me armë me rreze të gjatë mbeten vendimtare”, shtoi ushtaraku ukrainas.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Në takim morën pjesë Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë dhe Komandanti i Komandës Evropiane të SHBA-së, gjeneral Christopher G. Cavoli, shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Admirali Sir Anthony Radakin, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura polake, gjenerali Rajmund Andrzejczak dhe Komandanti i Grupit të Ndihmës për Sigurinë SHBA-Ukrainë, Antonio Aguto.

Më herët në media u shfaq informacioni se kishte një mosmarrëveshje midis presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe komandës ushtarake ukrainase, në lidhje me mbrojtjen e Bakhmutit.

Me sa duket, Zelensky këmbënguli të mbronte Bakhmutin pavarësisht këshillave të komandës ushtarake.

Të hënën u lëshua një komunikatë nga Ukraina, në të cilën thuhej se liderët politikë dhe ushtarakë janë unanim në mendimin e tyre se Bakhmuti duhet të mbrohet.

Presidenti Zelensky tha të martën se rënia e Bakhmutit do t’i hapte rrugën Rusisë për të avancuar në pjesën e lirë të rajonit të Donetskut, drejt qyteteve të tilla si Kramatorsk.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *