Lajme

Rriten mbi 60% investimet direkte nga Gjermania në Kosovë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka bërë të ditur të shtunën se investimet e huaja direkte nga shteti i Gjermanisë në Kosovë kanë shënuar rritjen në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, me mbi 60 për qind.

Oda ka potencuar se ka përpunuar të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, prej ku ka dalë se investimet nga Gjermania në vitin 2022 kanë shkuar në lartësinë e 196 milionë eurove, për dallim nga viti paraprak, 2021, kur investimet nga shteti gjerman në Kosovë kanë qenë 122 milionë euro.

Lexo më shumë  Stafa: Paguajmë 4.2 milionë euro koncertin e Kanye West kur pajisjet mjekësore kushtojnë 3.4 milionë euro. Ndërkohë QSUT bën kërkesë për donacione

“Aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë. Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania krahasuar me vlerën totale të investimeve që kanë hyrë në vendin tonë janë mbi 25%”, thuhet në një komunikatë.

Viti 2022 ka shënuar në total një vlerë prej 772 milionë euro investime të huaja, që krahasuar me vitin 2021 kur kanë qenë 421 milionë, kanë shënuar rritje prej afro 55 për qind.

Lexo më shumë  Shteti në duart e Belinda Ballukut, pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e saj pritet të emërohet në krye të ASD-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *