Opinion/Aktualitet

Goci: Çfarë kuptoj nga Vendimi i Gjykatës, që më shumë se vendim gjykate, ishte një manifestim i egër dhune në hapësirën e rendit publik, politik e kushtetues të vendit?

Nga Ervin Goci

Çfare kuptoj nga Vendimi i Gjykates, qe me shume se vendim gjykate, ishte nje manifestim i eger dhune ne hapesiren e rendit publik, politik e kushtetues te vendit?

Me se pari, tregon dobesine e opozites, qe ne kushte te tjera nuk do guxonte njeri ta bente.

Me siguri tregon dhe lajthitjen e pushtetit qe kujton se me vendime gjykatash do ule qyqe pakenaqesine popullore.

Tregon qe gjithe aksioni i opozites ka qene i gabuar duke kerkuar “bashkim” me leva e masha te qeverise e duke fyer elektoratin opozitar. Garantoj qe perveç ca tenderisteve profesioniste dhe disa zarave, asnje nuk i shkon nga mbrapa levave te qeverise, po fakti eshte qe vete lidershipi i PD i ka faktorizuar, duke i portretizuar si pjese e opozites.

Lexo më shumë  Çfarë tregon zbardhja e skemave të vrasjeve nga SPAK

Urdheroni! Paguani faturen tani!

I gjithe aksioni ka qene ne drejtim te gabuar sepse ka qene mobilizim i brendshem dhe jo mobilizim shoqeror, ka qene larje hesapesh, sjellje konjukturale duke ndare llokma me ortake opozitare, por pa kuptuar thelbin e problemit, qe eshte forcimi i besueshmerise se opozites.

Me keto lloj atentatesh, banda ne pushtet tregon se hallin e ka te madh dhe po perdor te gjithe format, moralisht eshte e rrenuar, nderkombetarisht eshte e minimalisht e dyshuar, ndaj terreni i veprimit eshte i lire per te gjithe aktoret e ndershem dhe kurajoze.

Lexo më shumë  Shmangia e agjendës për aderim të Kosovës në KiE: Një betejë gjeopolitike e humbur nga BE-ja

Dite pas dite opozita po leshon shanse per ta veshur kete kostum, mos mendoni se te gjithe eksponenteve aty u dhemb stomaku per popullin, ndaj kam thene qe opozita duhet te çlirohet nga vetja, duhet te operoje pjeset e vet te semura, fuqine e ka te elektorati, jo tek koka drejtuese.

Shpetimi eshte populli.

Duhen energji te reja, mobilizim nga poshte. Zgjedhje te reja me hapje totale ne struktura dhe oferte politike qe ne nivel keshillash bashkiake me tharm aktivizmi civil te qytetareve te thjeshte – nga raca e atyre qe perballen perdite me pushtetin.

Kur do ta kuptoni?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *