Lajme

“Epopeja e UÇK-së” – 820 ushtarë të FSK-së realizojnë në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në vigjilje të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit, Ditës së Kazermës “Adem Jashari” ka realizuar në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Kështu është bërë e ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook nga faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  FOTO-DENONCIMI/ Pas 9 vitesh del në dritë e vërteta: Erion Veliajt nuk iu dha kurrë titulli “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në SHBA

Sipas statusit këtë portret e kanë realizuar 820 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, ideuar nga piktori Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri, Vesel Raci.

“820 ushtarë të FSK-së realizojnë në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Në vigjilie të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit- Ditës së Kazermës ” Adem Jashari”,  820 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, realizuan portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ideuar nga artisti ynë, piktori i njohur Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri ynë, Vesel Raci”, shkruhet në profilin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook.

Lexo më shumë  ’Rama po e shet Shqipërinë!’ Këlliçi: Ndryshimi s’vjen nga qielli, të majtë e të djathtë të vijnë sot në shesh

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *