BotaKryesore

Eurodeputeti: Vuçiqi po përdor BE-në si “bankomat” dhe refuzon të nënshkruaj marrëveshje, ndaljani fondet obstruksionizmit të tij

Eurodeputeti hollandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, i ka dërguar një pyetje Komisionit Evropian (KE) për të shpjeguar politikën e pakuptueshme të Serbisë.

Reuten thekson se presidenti i Serbisë, Thijs Reuten është duke e shfrytëzuar BE-në si një bankomat në të cilën merr para dhe në fund refuzon nënshkrimin e marrëveshjeve.

“Sot e pyeta Komisionin Evropianin, për të shpjeguar politikën e saj të pakuptueshme të Serbisë. Vuçiq përdor Bashkimin Evropian si bankomat të tij, pastaj kthehet dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Greqinë, fokus tregtia e investimet

“Ndaloni këtë financim vetëshkatërrues të obstruksionizmit të Vuçiqit”, shkruan eurodeputeti.

Ndryshe, Vuçiq kishte deklaruar se nuk do ta lejojë në asnjë formë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Kjo deklaratë kishte ardhur dy ditë pas takimit të 27 shkurtit ku palët ishin pajtuar për planin franko-gjerman.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sveçla: I lumtur për renditjen e Kosovës në top 10 vendet me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *