Lajme

Vrāū tre gra dhe plāgōsi tre të tjera, Dan Hutra do të dalë sot para gjykatës

Ditën e sotme në Gjykatën Penale të Tiranës pritet të dalë për masë autori i përgjakjes së Tiranës, Dan Hutra.

Prokuroria ka fiksuar tri akuza për killerin që realizoi tri krime të njëpasnjëshme, të mirëllogaritura në kohë dhe mundësi shmangieje të Policisë, edhe pse Policia gjithnjë është më vonesë nëpër vendngjarje të tilla.

Bëhet me dije se për të do të kërkohet burg pa afat, ndërkohë që ende nuk dihet se si do të vijojnë hetimet pasi ai vetë ka mundur të tregojë gjithë skenarin që kishte hartuar që kur ishte në burg e jo vetëm pas denoncimit që i kishte bërë bashkëjetuesja e fundit e tij, Elena Hysa, gruaja që qëndroi me të vetëm 4 javë e më pas e la për shkak të dhunës që ai ushtronte ndaj saj.

Policia e ka quajtur bashkëpunues killerin gjakftohtë, ndërsa Prokuroria ka ‘fajësuar’ Elena Hysën për shkak se ajo kishte kërkuar të mos kishte probleme me familjen e Hutrës. Por Prokuroria nuk ka mundur të vijojë hetimin e mëtejshëm se përse kjo grua nuk do të ketë probleme me atë familje, kur përpara tyre gjendej një vrasës i një tjetër gruaje, ngjarje e ndodhur 16 vjet më parë.

Por si Policia, ashtu edhe Prokuroria e Tiranës kanë larë duart me arrestimin e vrasësit dhe rrëfimin monstruoz të autorit të tri skenave të përgjakshme në mes të Tiranës, akte të kryera me përpikmëri brenda 33 minutave.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit

Duke iu referuar të dhënave të pasngjarjeve të rënda, bëhet me dije se në ngjarjen e dytë që lidhet me masakrën në familjen Hysa, ku vrau dy gra dhe plagosi dy të tjera, Dan Hura mësohet se ka realizuar krimet brenda dy minutave dhe më pas është larguar me shpejtësi në drejtim të Kamzës.

Ndonëse Policia thotë se Hutra kaloi në rrugë dytësore për në vendin ku e dinte që do të gjente shënjestrën e tretë, në fakt rruga për në Kamzë nuk ka rrugë dytësore, por rrugë lagjeje që lidhin Institutin me Bathoren dhe Kamzën, por Policia si gjithnjë shkoi me të paktën 20 minuta vonesë në shtëpinë e familjes Hysa.

41-vjeçari Dan Hutra, i cili vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera mesditën e së mërkurës, pritet të dalë të shtunën përpara Gjykatës së Tiranës për t’u përballur me 3 akuza. Prokuroria ka ngritur akuzat e ‘vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare’, ‘vrasjes me paramendim’ dhe ‘prodhimit dhe mbajtjes pa leje e të armëve’ ndaj 41-vjeçarit Dan Hutra.

Vrasësi gjakftohtë me shumë gjasë do të mbrohet nga një avokat kryesisht i siguruar nga shteti, ndërsa prokurori i çështjes ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg. Hetime po kryen edhe nëse në masakrën e 1 marsit ku humbën jetën Etleva Kurti, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, autori të jetë ndihmuar nga persona të tjerë.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Dan Hutra me precedentë të mëparshëm penalë, rrëfeu të gjithë kronologjinë e masakrës duke shtuar se po atë ditë kishte planifikuar një vrasje tjetër në zonën e Sharrës, por që nuk e realizoi dot pasi u prangos nga Policia.

Ndërkohë, nuk dihet nëse Prokuroria do të kërkojë një ekspertizë të gjendjes mendore për 41-vjeçarin, ndonëse ai vetë ka treguar se në fakt nuk është i penduar për masakrat e kryera brenda një harku kohor prej gjysmë ore. Policia dhe Prokuroria tashmë veç të tjerave do të kërkojnë vetëm nëse Hutra ka komunikuar me ndonjë person tjetër për planin e tij terrorist, ndonëse sipas të dhënave nuk është gjendur ende ndonjë lidhje e tij pas tri ditë hetimesh.

Ai ka kërkuar të eliminojë edhe një person të katërt, sipas planeve të tij që iu ka rrëfyer punonjësve të Policisë. Ai është një fqinji i tij, i cili sipas rrëfimeve të killerit duhej të vritej për shkak se ai kishte gjetur armën, me të cilën iu ka vra i ati.

Policia bën me dije se Dan Hutra nuk ka pasur mbështetjen e familjes në ato ngjarje duke lënë të kuptohet se ai në një farë mënyre është i braktisur prej tyre, ashtu siç pritet të braktiset dhe të mos mbrohet as nga ndonjë avokat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *