Bota

Facebooku mbyll mijëra llogari të rreme që mbështetnin Vuçiqin

Në raportin e fundit tremujor, kompania Meta publikoi, ndër të tjera, një rubrikë kushtuar aktiviteteve për të luftuar llogaritë e rreme në Serbi, ku theksonin se kishin mbyllur 5374 llogari në Facebook, shkruan “Klix”.

“Ne mbyllëm 5374 llogari në Facebook dhe 12 grupe dhe 100 llogari në Instagram sepse shkelnin politikën tonë kundër postimeve të koordinuara në internet. Ky grup ndodhej në Serbi dhe synonte kryesisht audiencën vendase”, thuhet në raportin e Metas të shtunën.

Meta thekson se këto aktivitete janë kryer në internet me synimin për të krijuar përshtypjen e mbështetjes së gjerë dhe autentike për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Partinë Progresive Serbe (SNS) përmes rrjeteve sociale si Facebook, Instagram, Twitter dhe YouTube, së bashku me mediat lokale.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Ndryshe nga llogaritë që kemi vëzhguar ndër vite në Shqipëri, Nikaragua dhe Rusi, të cilët punonin në të njëjtën zyrë ose disa prej tyre dhe nën të njëjtën administratë, në Serbi ky operacion bazohej më shumë në individë që punonin në të gjithë Serbinë”, vijon raporti.

“Në platformat tona, personat që qëndronin pas këtyre aktiviteteve përdornin llogari false, disa prej të cilave i zbuluam dhe i mbyllëm automatikisht edhe para hetimit tonë. Nëpërmjet tyre u krijuan grupe e u shkruan komente. Ata gjithashtu krijuan ‘meme’ për të kritikuar politikanët e opozitës në Serbi”, sipas raportit të Metas.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Meta thekson se ka shumë gjasa që ata që u angazhuan në aktivitete të tilla fillimisht koordinoheshin përmes aplikacioneve të ndryshme.

“Ne e hetuam dhe bllokuam atë aplikacion në vitin 2020, pas shqyrtimit të pretendimeve në raportet e gazetarëve investigativë të Balkan Insight, por është e dukshme që rrjeti ka vazhduar ta përdorë aplikacionin në rrjete të tjera në faqet e lajmeve”, thuhet në raportin e Metas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *