Lajme

17 pacientë nga Shqipëria marrin shërbime të dializës falas në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar të shtunën se 17 pacientë nga Republika e Shqipërisë po marrin shërbime të rregullta të dializës në Spitalin e Prizrenit.

Ky shërbim po u ofrohet falas, sikurse edhe qytetarëve të tjerë të Republikës së Kosovës.

“Krahas tyre, janë edhe 195 pacientë të tjerë nga Komuna të ndryshme të regjionit të Prizrenit, duke e kaluar në 212 numrin e përgjithshëm të pacientëve që dializohen në këtë spital”, thuhet në njoftimin për media.

Lexo më shumë  Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

Brenda vitit, sipas ShSKUK-së në Repartin e Dializës ofrohen 30 mijë seanca dialize, përfshirë edhe shtetas të vendeve të tjera, që përkohësisht janë në Prizren.

“Stafi që ofron shërbimet e Dializës është i trajnuar, përfshirë mjekë internistë nefrologë, por edhe infermierët dhe stafi tjetër mbështetës që me përkushtim shërbejnë për pacientët”, thuhet tutje.

Numri i pacientëve sipas vendbanimeve

-Komuna e Prizrenit, 98 pacientë,

-komuna e Suharekës, 28 pacientë,

-Komuna  e Rahovecit, 27 pacientë,

-Komuna e Malishevës, 23 pacientë,

-Komuna e Dragashit, 16 pacientë,

-Komuna  e  Mamushës, 1 pacient,

-Republika e Shqipërisë, 17 pacientë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *