Lajme

Në Luginë, vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucione publike janë shqiptarë

Vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucionet publike të Luginës në Preshevës janë shqiptarë, sipas hulumtimit “Fakte në numra” të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka njoftuar kryetari në detyrë i këtij Këshillit, Ragmi Mustafi.

Mustafi ka thënë se Lugina mbetet rajoni me pagën mesatare rreth tri herë më të ulët se Beogradi e me papunësi mbi 60 për qind. Sikurse të mos mjaftojë kjo, Mustafi thotë se komuniteti shqiptar vuan nga nënpërfaqësimi, mosintegrimi dhe diskriminimi në mungesë të vullnetit politik.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Centralizimi i institucioneve me një diskurs albanofobik ka dezintegruar Luginën dhe ka agravuar segregacionin. Sot kemi më pak gjykata e gjykatës në Luginë seç kishim para një dekade. Më (as)pak prokuror, më pak polic, më (as)pak zjarrfikës, më (as)pak inspektor republikan e shumë institucione nuk kanë asnjë shqiptar të përfshirë (kadastra, etj)”, ka shkruar ai.

Në Luginën e Preshevës, siç ka shkruar Mustafi, shqiptarët përfaqësohen në institucione ndërmarrje publike me 28 për qind, apo nga 5472 të punësuar janë 1542 pjesëtarë të komunitetit shqiptar.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Ndryshe, në institucione dhe ndërmarrje publike të Komunës së Medvegjës punojnë 6% shqiptar, apo nga 538 janë 32 shqiptarë. Në komunën e Bujanocit, punojnë 35% shqiptar, apo nga 2011 janë 695 shqiptarë. Në komunën e Preshevës në institucione dhe nderrmarje publike punojnë 66% apo nga 1205 janë 801 shqiptarë”, ka shkruar Mustafi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *