Bideni në Kiev: Kur Putini filloi pushtimin mendoi se Ukraina ishte e dobët, kurse Perëndimi i përçarë. E kishte shumë gabim
Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në Kiev – vizita e tij e parë në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë pothuajse një vit më parë.
Biden përmes rrjetit Twitter shkroi se teksa po afrohet një vjetori i pushtimit të Ukrainës nga Rusia sot është në Kiev në takim me presidentin Zelenskyy.
“Teksa i afrohemi përvjetorit të pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia, sot jam në Kiev për t’u takuar me Presidentin Zelenskyy dhe për të riafirmuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”- shtoi Biden.
Sipas Biden Rusia nisi pushtimin e Ukrainës me mendimin se perëndimi është i ndarë por, kjo ishte shumë gabim.
“Kur Putini filloi pushtimin e tij gati një vit më parë, mendoi se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi ishte i përçarë. Ai mendoi se mund të na kalonte. Por ai kishte shumë gabim”- shtoi tutje Biden.
Biden tutje potencoi se gjatë vitit të kaluar SHBA ndërtoi koalicion kombesh për të ndihmuar Ukrianën dhe kjo mbështetje do vazhdojë.
“Gjatë vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një koalicion kombesh nga Atlantiku në Paqësor për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës me mbështetje të paprecedentë ushtarake, ekonomike dhe humanitare – dhe kjo mbështetje do të vazhdojë”- shtoi tutje ai.
Në rrjetin Twitter janë shpërndarë pamje të shumta të presidentit Joe Biden teksa ecën nëpër rrugët e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev me presidentin Zelenskyy.
As we approach the anniversary of Russia’s brutal invasion of Ukraine, I’m in Kyiv today to meet with President Zelenskyy and reaffirm our unwavering commitment to Ukraine’s democracy, sovereignty, and territorial integrity.
— President Biden (@POTUS) February 20, 2023
Rruga Press