Bota

“Joseph Biden, mirë se vini në Kiev!”/ Zelensky flet për vizitën historike të Bidenit në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka folur për vizitën e papritur të presidentit amerikan, Joe Biden sot në kryeqytetin ukrainas.

Presidenti Zelensky ka shkruar se vizita e Bidenit është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit.

“Joseph Biden, mirë se vini në Kiev! Vizita juaj është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit” – shkroi Zelensky në Facebook, bashkë me një fotografi me Biden.

Lexo më shumë  Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Presidenti amerikan, Joe Biden ka mbërritur në Kiev – vizita e tij e parë në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë pothuajse një vit më parë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në rrjetin Twitter shkroi se teksa po afrohet një vjetori i pushtimit të Ukrainës nga Rusia sot është në Kiev në takim me presidentin Volodymyr Zelensky.

“Teksa i afrohemi përvjetorit të pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia, sot jam në Kiev për t’u takuar me Presidentin Zelenskyy dhe për të riafirmuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”- shtoi Biden.

Lexo më shumë  Studentët belgë e holandezë në protesta, kërkojnë t’i jepet fund luftës në Gaza

“Kur Putin filloi pushtimin e tij gati një vit më parë,  mendoi se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë. Ai mendoi se mund të na kalonte. Por ai kishte shumë gabim”- shtoi tutje Biden.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *