Lajme

Kosova i bashkohet nismës për Bibliotekën e Manastirit/ Ermira Selimi: Shteti shqiptar po hesht!

Emira Selimi është një studente shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e cila ka ndërmarrë iniciativën për të hapur një bibliotekë me libra në Gjuhën Shqipe në qytetin e Manastirit. Ermira  ka marrë vëmendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, duke treguar se ka ende një përfaqësim shqiptar në atë shtet dhe për më tepër interes për dije dhe për përkatësinë shqiptare.

Manastiri është qyteti i dytë më i madh në Maqedoni të Veriut, i cili ndodhet në pjesën jug-lindore të vendit. Ai është qyteti në të cilin është themeluar alfabeti shqiptar, ku është mbajtur Kongresi i Manastirit. Qyteti është një qendër administrative, kulturore, industriale, komerciale, dhe edukative.

Lexo më shumë  Ministri Sveçla me akterë institucionalë diskutojnë për planin kundër terrorizmit

Pavarësisht problemeve, kërcënimeve të shumta që mund të jenë bërë, kjo iniciativë po vazhdon. Së fundmi, nga një postim i Ermira Selimit në rrjetet sociale, ajo tregon se institucionet e Kosovës, përkatësisht Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit në Kosovë i janë bashkangjitur nismës për biblotekën me libra në gjuhën shqipe ne Manastir. Në këtë status po ashtu theksohet fakti që institucionet e shtet shqiptar, Tirana zyrtare, nuk ka shprehur gadishmëri për të ndihmuar.

Kjo nuk është hera e parë që shtetit shqiptar dhe kryeministrit Edi Rama i bëhet thirrje për të mbajtur qëndrime mbi atë se çfarë ndodh me shqiptarët në troje.

Lexo më shumë  Vitia: Në QKUK janë shtuar dy shërbime të reja, Ultrazëri Endoskopik dhe Kapsula Endoskopike

Në këtë rast, nuk flitet vetëm për shqiptarët jashtë Shqipërisë zyrtare, por edhe për aspektin institucional të shtetit. Manastiri është një nga qytetet simbol të shtetit dhe shtetësisë shqiptare, është vendi ku u definua “institucioni” i alfabetit shqiptar dhe kjo pjesë e patejkalueshme e historisë shqiptare nuk duhet anashkaluar nga Shqipëria zyrtare kurrësesi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *