Nis seanca plenare, në rend dite shkarkimi i Nikollës, kryetarja e parlamentit mungon
Ka nisur tashmë dhe senaca plenare në Kuvend, ndërkohë që përpara tij opozita po mban protestën e saj.
Në rendin e ditës është dhe kërkesa për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, mirëpo sot ajo mungon në Kuvend.
Ndërkohë të përjashtuar nga senaca janë dhe 8 deputetë të PD-së.
Rendi i ditës i seancës plenare
Ne mbeshtetje te nenit 7, pika 6, nenit 27/1 te Rregullores se Kuvendit, bazuar ne kalendarin e punimeve per periudhen 5-25 shkurt 2023, URDHEROJ:
Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 16.2.2023, ora 10:00. II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:
Miratimi i procesverbaleve te seancave plenare te dates 2.2.2023 dhe 13.2.2023;
Njoftime;
Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.10296, date 8.7.2010, “Per menaxhimin financiar dhe kontrollin”, te ndryshuar” .
Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te
Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Finlandes, per eliminimin e tatimit te dyfishte ne lidhje me tatimet mbi te ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.
Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se huas, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise (huamarresi) dhe Agjencise Franceze per Zhvillim (huadhenesi), per financimin e projektit “Furnizimi me uje i qytetit te Durresit’”‘.
Projektligj “Per miratimin e kontrates shtese per ndryshimin e kontrates se koncesionit, ndermjet Ministrise se Financave dhe Ekonomise, si autoritet kontraktues, dhe shoqerive “Sicpa Security Solutions” s.a. e “Sicpa Security Solutions Albania” sh.p.k., per projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e nje sistemi per emetimin, shperndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e te pullave te kontrollit te barnave, miratuar me ligjin nr.l 0381 , date 24.2.20 11.
Projektvendim “Per shkarkimin e Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, zonjes Lindita Nikolla.
Projektvendim “Mbi propozimin per punonjesit me kohe jo te plote pune prane KQZ, per procesin e pilotimit te votimit dhe numerimit elektronik ne zgjedhjet per Organet e Qeverisjes Vendore te dates 14 maj 2023”
Projektvendim “Per ndryshime ne strukturen organizative te ILD. 10.
Diskutime per ceshtje jashte rendit te dites (60′).
II. Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.
Rruga Press