Lajme

Këlliçi: Kjo çmenduri e Ramës dhe Nikollës, jam pezulluar 2 herë nga seanca pa folur

Belind Këlliçi, i përjashtuar nga seanca për 5 ditë, në një deklaratë nga Kuvendi ku po zhvillohet protesta e opozitës tha se e kishte çuar anikimim dhe vendimi i Komisinit të Etikës është pezulluar.

“Çfarë tjetër duhet të bëjmë që të marrim pjesë në seancë?! Është hera e dytë brenda tre javësh që pezullohem nga seanca pa folur. Është një çmenduri e Edi Ramës, e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit. Nuk ka parlament në botë të mohojë të drejtën e fjalës, deputetëve. Unë e kuptoj që McGonigal e ka tërbuar kryeministrin.”  

Lexo më shumë  Kongresmeni amerikan Wilson: Deklarata e neveritshme e ministres serbe e diskualifikon Beogradin për organizimin e Asamblesë së OSBE-së në vitin 2027

Deputetët e opozitës i kanë bërë thirrje, punonjësve të Gardës që t’u hapin rrugën për të hyrë në seancën parlamentare.

Deputetët Flamur Noka dhe Tomorr Alizoti janë përpjekur t’u tregojnë dhe shpjegojnë shkresën se nuk ka vendim për përjashtimin e tyre nga Kuvendi, ndërkohë që deputetja Albana Vokshi u ka kërkuar të lexojnë urdhrin.

“Ankimim vendimi do të thotë se nuk ka vendim ndaj hapuni” – ka përsëritur disa herë Noka për të bindur Gardën që të hapë rrugën”, por nuk janë lejuar.

Lexo më shumë  “Protesta më e madhe antiqeveritare ndër vite”/ Gazeta italiane: Rama tenton të shuajë tubimin me tallje dhe teori konspirative

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *